Pjesëmarrja e anëtarit serb të Presidencës boshnjake, Milorad Dodik,  në Samitin e Presidentëve të Ballkanit solli përplasje në distancë mes Metës dhe Thaçit, ku ky i fundit e cilësoi të gabuar ftesën, ndërsa sipas Presidentit të Shqipërisë, kjo ishte pjesë e axhendës.

Thaçi: Dodik unë çuditem sesi është këtu kur është vizita e parë në në Samit të tillë. Është përgjegjësinë e autoriteteve ftuese.

Meta: Sa i takon prezencës së zotit Dodik, ju besoj e dini që Samiti i Brdo-Brijunit është tashmë një Samit që ka një format të përcaktuar të gjithë vendeve anëtare dhe padyshim edhe zoti Dodik ka qenë i ftuar dhe i mirëseardhur si President i radhës i Bosnje-Hercegovinës. Dhe besoj se ka mbetur mjaft i kënaqur, pasi ka qenë vizita e tij e parë në Shqipëri dhe ka premtuar se do të vijë edhe për turizëm dhe është i ftuar të vijë edhe për turizëm, pasi kishte dëgjuar fjalët më të mira nga shumë qytetarë të Bosnje-Hercegovinës për mikpritjen shqiptare.

Por komentet nuk kanë munguar as nga Kosova. Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se për Kosovën ai vazhdon të jetë një agjent i Presidentit rus Putin.

Haradinaj: "Dodik nuk është një figurë që përfaqëson vlera, as të bashkëjetesës. Ai është aleat i Putinit, dhe një prej figurave më të këqija. Ai është agjent i Putinit. Nuk dua të komentoj. Por Kosova e sheh atë si njeri të Putinit".

/Ora News.tv/