Edhe 16 milionë lekë të tjera për Tunelin e Krrabës

Edhe 16 milionë lekë të tjera për Tunelin e Krrabës

Autoriteti  Rrugor Shqiptar ka bërë një shtesë fondi prej 16 milion lekësh për shpenzime mirëmbajtje të Tunelit të Krrabës. Shpallja ëshët bërë në Agjensinë e Prokurimeve publike  ndërsa  nuk ka një afat për përdorimin e këtij fondi.

Rruga Tiranë-Elbasan merr edhe një shtesë fondit prej 16 milionë lekësh. Shpallja e kësaj marrëveshje është bërë pa garë dhe është publikuaer  nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në faqen zyrtare të Agjensisë së Prokurimeve Publike.  

Sipas objektit të kontratës ky fond do të përdoret për : “Shpenzime mirëmbajtje të Tunelit të Krrabës,” pasi marrëveshja e mëparshme ka përfunduar në datën 29 shtator të këtij viti. Ky vendim i Autoritetit Rrugor Shqiptar  për të bërë një shtesë fondi është bërë pa një afat konkret përfundimi, e ndikuar edhe si pasojë e ndryshimeve të bëra nga qeveria Rama 2 në strukturën e ministrive por edhe e drejtorive të ndryshme.

Në total fondi i vënë në dispozicion për këtë projekt arrin në 118 milionë lekë duke përfshirë edhe shtesën e fundit.

Tuneli i Kërrabës është pjesë e projektit të Rruges Tiranë-Elbasan e cila ka një gjatësi prej 27 kilometrash. Tuneli i Krrabës  është me dy korsi levizje secili drejtimi Elbasan-Tiranë ka një gjatësi prej  2.32km dhe drejtimi Tiranë-­ Elbasan ka nje gjatesi prej 2.58 km.

 

/Oranews.tv/

EMISIONET