Ed Sheeran i kërkohet të përformojë në dasmën mbretërore

Ed Sheeran i kërkohet të përformojë në dasmën

Ai ka treguar interes për të kënduar në dasmën mbretërore të princit Harry dhe Meghan Markle. Dhe Ed Sheeran mund të arrijë të realizojë performancën e ëndërrave. Pas këngëtari 26 vjeçar thuhet se do të këndojë në ceremoninë e martesës së shumëpritur në maj.

Sipas Us Weekly, ylli i muzikës është kontaktuar tashmë nga Princ Harry dhe iu është kërkuar që të këndojë në ditën e tyre të madhe.

Burimi tha: "Princ Harry i ka kërkuar personalisht Ed që të këndojë në dasmën e tij."

Ethet e dasmës mbretërore kanë filluar të rriten që kur njoftimi i fejesën u bë i ditur në nëntor.

Ndërsa nuk dihet ende nëse Ed është dakort me koncerti, ideja që të luante në ngjarjen e madhe i kishte kaluar edhe më parë në mendje.

Pas marrjes së MBE nga Princi Charles në dhjetor, Ed ishte pyetur a do të thoshte 'po' nëse do t'i kërkohej të këndonte në ditën e madhe. Dhe 26 vjeçari u përgjigj: "Po, pse jo."

EMISIONET