Ecuria fantastike me të rinjtë e Liverpool, Gerrard gati për hapin e madh
Steven Gerrard mund të jetë trajneri i ri i Ipswich Town.
Ish-legjenda e Liverpool dhe ish-kapiteni i Anglisë ka lënë një përshtypje shumë të mirë te Liverpool U-18, duke tërhequr vëmendjën e pronarit të skuadrës që aktualisht luan në Championship.
Kjo nuk është hera e parë që Gerrard kërkohet nga një skuadër profesioniste pasi vitin e kaluar kishte edhe një ofertë nga MK Dons, por zgjodhi të vazhdojë punën te klubi që ka fituar Champions League.
Momentalisht Ipswich mban vendin e 12-të në kampionat në kuotën e 56 pikëve.