Në kulmin e debatit për kufijte mes Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama ka pritur kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, por edhe deputetët e tjerë të Partisë Seocial Demokrate Visar Ymeri dhe Aida Dërgutin.

Lajmin për takimin e tyre e kanë dhënë vetëm Rama dhe Ahmeti, të cilët kanë shpërndarë nga një foto në rrjetet sociale.

"Me Shpendin, Aidën, Visarin dhe Elisën, duke këmbyer sot opinionet për ecurinë e punëve andej e këtej bjeshkëve", shkruan Rama në Instagram.

Ndërsa në Facebook, Shpend Ahmeti shkruan: "Bashkë me Nënkryetarin Visar Ymeri, dhe Sekretaren Aida Dërguti në takim me Kryeministrin Rama për të diskutuar bashkëpunimin ndërpartiak, si dhe zhvillimet aktuale politike."

/Ora News.tv/