Ecuria e Kukësit, Zekaj "zbulon" fajtorët

Ecuria e Kukësit, Zekaj "zbulon" fajtorët

Opinionisti sportiv, Xhevdet Zekaj i ka dhënë të drejtë presidentit të Kukësit, Safet Gjici që të revoltohet me rezultatet negative që skuadra e tij merr. I ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko", Zekaj ka cilësuar si fajtor të kësaj gjendje futbollistët dhe stafin teknik.

"Faji është i lojtarëve dhe bashkë me trajnerin. Këta nuk i përgjigjen ritmit dhe shpenzimeve që bën Gjici. Vinin pas një pushimi të gjatë. Nuk kishin mungesa. Është përgjegjësi e lojtarëve që shpërdorojnë shumë raste për gol. Skuadra nuk ka psikologjinë e duhur. Po humbet në minutat e fundit. Gjici duhet të nxehet, sepse e ka edhe bast me kundërshtarët, me veten dhe me opinionin sportiv."-përfundoi Zekaj.  


EMISIONET