Pavarësisht se ka pasur në dispozicion plot 6 pikë, Arsenali nuk ka mundur të marrë asnjë prej tyre, duke pësuar dy humbje në po kaq ndeshje. Së fundmi, "topçinjtë" u mposhtën me shifrat e ngushta 3-2 nga rivalët e qytetit, Chelsea. Një humbje që dhemb për trajnerin spanjoll të londinezëve, Unai Emery që në konferencën për shtyp ka hedhur dritë rreth vendimeve që ndërmori për të ndryshuar rrjedhën e takimit.

E kishit menduar këtë start në Premier League?

Mendoj se ne duhet t'i mbajmë lojtarët të qetë dhe të vazhdojmë të punojmë. E di që ne duhet të përmirësojmë gjërat, ne duhet t'i shtyjmë lojtarët që të punojnë me idetë tona.

Largimi i Xhakës pas vetëm një pjesë loje ...

Ishte një vendim taktik, sepse ai mori karton të verdhë. Mendova që ne të mos rrezikonim dhe gjithashtu t'i japim mundësinë një lojtari tjetër në ndeshje.

Ozil?

Ne kemi nevojë për cilësinë e tij dhe gjithashtu dua ta shtyj atë që të jetë në formë në çdo ndeshje. Sot isha i lumtur me të. Kam ndryshuar, sepse mendova se na nevojitej pak më shumë në mes, jo që Chelsea të procesonte më shumë në mes, sepse po mbrojnë shumë thellë. Jam i lumtur me Mesut. Ne do ta ndihmojmë atë.

Shanset e humbura ...

Sot me Auba, e di që lojtari që ka sulmuar ka një moment kur nuk shënon. Në një moment tjetër ai do të shënojë tri shanse të cilat janë më pak të qarta. Mendoj se kemi pranuar shumë sot. Gjithashtu në pjesën e dytë ne kemi nevojë për të mbajtur kontrollin e ndeshjes më shumë. Kemi humbur pozicionin pak në fushë.

Ndeshja e sotme ...

Ne kemi folur para ndeshjes rreth nevojës për të përmirësuar dhe për të qenë konkurrues. Unë mendoj se ekipi reagoi mjaft mirë pas disavantazhit 2-0. Ne krijuam më shumë shanse për të shënuar. Në pjesën e dytë kemi pasur më pak momente dhe kemi pësuar gol. Rezultati është kështu. Procesi ynë është që të vazhdojmë të përmirësojmë gjërat, duke balancuar më shumë mbrojtjen dhe sulmin.

/Ora News.tv/