Një 68 vjeçar në Velipojë ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me korentin. 

Viktima i identifikuar si shtetasi me iniciale N.L nga fshati Pulaj është paraqitur pa shenja jete në spitalin rajonal të Shkodrës rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se ka gjetur vdekjen nga kontakti me energjinë elektrike në kasollen e bagëtive. 

Nga ana e policisë po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Ora News.tv/