E vetmja që nuk është bërë nënë, Kendall Jenner: Nuk dua fëmijë

E vetmja që nuk është bërë nënë, Kendall

Viti 2018 ka rritur familjen më të famshme në botë 'Karashian dhe Jenner'. Fillimisht ishin Kim dhe Kanye Ëest që mirëpritën fëmijën e tyre të tretë, vogëlushen Chicago.

Pas disa muajsh, ishte më e vogla e familjes, 20-vjeçarja Kylie që tregoi historinë e saj të dashurisë si dhe mirëpritjen e vajzës së saj të parë, Stormi.

Khloe Kardashian është në pritje të një vajze të vogël, për të cilën bëri një festë baby shower të madhe dhe luksoze.

Me gjithë këto fëmijë në familje, e vetmja që nuk është bërë nënë akoma është modelja Kendall Jenner.

E ftuar në emisionin Ellen, ajo tha: "Kam disa momente që them, a thua fëmijë tani? Por jo, nuk dua. Jam mirë, mund të pres dhe disa kohë."

Modelja vijoi duke thënë se ndihet shumë mirë si teze pasi luan me mbesat dhe nipërit e saj aq sa dëshiron dhe më pas ua kthen nënave. Gjithashtu Kendall pranoi lidhjen me basketbollistin Blake duke hedhur poshtë të gjitha spekulimet se ajo ka prirje të tjera seksuale.

EMISIONET