E vërteta e përgjimeve, Malo: Gati 45 kaseta të tjera, ja kush është i përfshirë në to

E vërteta e përgjimeve, Malo: Gati 45 kaseta të tjera, ja kush

Gazetari Bejdo Malo i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se janë edhe 45 kaseta të tjera me përgjime për blerjen e zgjedhjeve.

Pjesë nga debati: 

Malo: Loja sapo ka filluar. Zëri i Amerikës ka filluar edhe sot një tjetër zbërthim. Deri më datë 15 do të zbardhen edhe 45 kasetat e tjera të përgjimeve. Në përgjime del edhe një ministër i Financave të zt.Rama. Del edhe kryetari i bashkisë Kavajë. Nuk është vetëm Dibra dhe Durrësi, po shtrihet gjeografia e manipulimit të zgjedhjeve. Elvis Rroshi del në 12 kaseta. Aty del edhe ministri i Financave që e hoqi tani. I ka prokuroria ato.

Gjokutaj: E di në çfarë kohe janë regjistruar dhe pse janë mbajtur? Që të skadojë afati i hetimit dhe ato bëhen të papërdorshme. Që të shqyrtohen, duhet të hetohen brenda afatin. Ato kaseta jepen për miletin se Prokurorisë nuk i hyjnë në punë.


EMISIONET