E veçantë/ Në Seria A luhet sfida e titullit, ka "përplasje" mes tifozëve të Juventusit dhe Napolit (Video)

E veçantë/ Në Seria A luhet sfida e titullit, ka

Juventus-Napoli është padyshim kryesfida e kësaj jave në Itali, me një 90 minutësh që pritet të përcaktojë shumë për titullin kampion të Seria A.

Duke parë dhe distancën prej katër pikësh që bardhezijtë kanë ndaj napoletanëve, pritet një sfidë e nxehtë dhe shumë e fortë në "Allianz Stadium" por ndryshe nga ajo që pritet ditën e nesërme, tifozë të të dy skuadrave kanë vendosur të japin sinjalin e parë.

Kur duhet edhe më shumë se 24 orë, tifozë të Napolit kanë zbarkuar në Torino, dhe siç pritej përballja me tifozë të Juventusit do ishte e pashmangshme.

Por ndryshe nga çfarë po shohim kohët e fundit në Greqi, Turqi dhe Serbi, dy tifozeritë kanë dhënë një sinjal që pavarësisht sfidës për titull, tifozët kanë respekt për njëri-tjetrin.

Një gjë e tillë që shikohet më së mirë në një postim të bërë publik në rrjetet sociale, ku napoletanë dhe bardhezi kanë "dhuruar" shfaqjen e parë, në pritje të asaj në fushën e lojës.


EMISIONET