Një skiator rus ka pësuar një përplasje të tmerrshme në Olimpiadën Dimërore të martën (13 shkurt 2018).

Për shkak të motit të keq gara ishte zhvilluar dy ditë me vonesë.

Pavel Trikhichev ishte i treti në garë kur u përplas me një nga shtyllat duke përfunduar në rrjetën e sigurisë.

25-vjeçari qëndroi për disa caste në dëborë pëpara se të ndihmohej nga kujdestarët e tij.

Për fat të mirë ai nuk pësoi dëmtime serioze, vetëm disa plagë të lehta.


/Ora News.tv/