E shihni "syrin e dragoit"?

Jo shumë shpesh, NASA lëshon fotografi nga universi që duken sikur janë krijuar direkt nga kanavaca e një piktori.

Grupi i fundit i fotove kanë kapur një "sy të dragoit" dhe një "delfin" kozmik në vorbullën e reve të Jupiterit.

Imazhet u kapën nga anija kozmike "Juno", e cila aktualisht po orbiton planetin më të madh të sistemit diellor.

Fotot u morën në fund të tetorit, kur "Juno" realizoi fluturimin e 16-të afër gjigantit të gazit. Në atë kohë anija po lundronte rreth 7,000 kilometra mbi retë e planetit.

EMISIONET