E rrallë/ Trajneri pushohet nga puna me "Twitter"

Florent Malouda nuk do të jetë më trajner i Zurichut.

Shkak janë bërë rezultatet negative në krye të skuadrës zviceriane, që ka grumbulluar vetëm 5 pikë në gjashtë ndeshjet e fundit, duke rrezikuar shumë rënien nga kategoria. Por, ajo që e bën më të çuditshëm këtë shkarkim është mënyra e komunikimit të lajmit për ish-mesfushorin e Chelsea.

Zurich e ka lajmëruar francezin përmes një statusi në rrjetin social "Twitter", ku thuuhej se ka arritur akordin me Malouda për të ndërprerë bashkëpunimin.

"Fc Zurich dhe Florent Malouda kanë rënë dakord me njëri-tjetrin të ndërpresin kontratën. Planet e Malouda nuk përputhen me objektivat e klubit. I urojmë fat dhe suksese në të ardhmen", përfundon komunikata.

Por, Malouda jep versionin e tij të ngjarjes, duke krijuar një histori të çuditshme.


"Vërtet? Nuk e dija këtë…"-shkruan ish-mesfushori. 

Florent Malouda kishte marrë drejtimin e Zurichut vetëm 2 muaj më parë.

EMISIONET