E rende ne Tiranë, i shkakton vdekjen në bulevard, shoferi ikën pa i dhënë ndihmën

E rende ne Tiranë, i shkakton vdekjen në bulevard, shoferi ikën

Një aksident i rëndë është shënuar dy orë pas mesnatës së të hënës në bulevardin "Gjergj Fishta"  në Tiranë.

Një makinë tip Benz me ngjyrë gri  ka përplasur 47 vjeçaren dhe është larguar nga vendi i ngjarjes

Policia thotë se shtetësja P.B ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe mjetit.

Informacion paraprak i policise

Më datë 28.11.2017, rreth orë 02:00, Salla Operative është njoftuar se në Bulevardin “Gjegj Fishta”, ka ndodhur një aksident.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë si dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake rezulton:

Në Bulevardin "Gjergj Fishta" , një mjet tip “Benz”, me ngjyrë gri me portobagazh ka aksidentuar shtetasen P. B. 47 vjeçe dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetësja P.B ka ndërruar jetë në spital.

 Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe mjetit



EMISIONET