E reja nga Korça humb jetën në një aksident tragjik në SHBA

Një 25 vjeçare nga Korça humbi jetën të martën në një aksident rrugor në SHBA.  Viktima është Klivja Çaçi.

Aksidenti i rëndë u shënua rreth orës 06:30 të mëngjesit në Livonia, Westland.

Mësohet se Klivja Çaçi po udhëtonte me makinën e saj tip 'Chevrolet' dhe në përpjekje për të dalë në anën tjetër të rrugës, humbi kontrollin e automjetit.

Aksidenti rezultoi fatal për të renë shqiptare, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Klivja Çaçi mësohet se jetonte e vetme prej dy vitesh në Amerikë. Ajo kishte shkuar atje me Lotarinë Amerikane.

Trupi i pajetë i 25-vjeçares ndodhet ende në Amerikë dhe familjarët kërkojnë ndihmë për të sjellë trupin e saj në vendlindje pasi ende nuk kanë shumën e nevojshme të parave që të mundësojë udhëtimin e saj të fundit.

Shumë shqiptarë që jetojnë në kontinentin e largët janë angazhuar në një fushatë për mbledhjen e parave të nevojshme.

Më poshtë linku ku çdokush mund të kontribuojë 

https://www.gofundme.com/klivja-caci-funeral?fbclid=IwAR0kjxpwYOhv449LbvqnOX5sQfa0Eb-akpsV9oD0anIOVwjL6nOTHV5UKmo

EMISIONET