E qëlluan me vezë, Rama: Opozita ka vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula

E qëlluan me vezë, Rama: Opozita ka vrarë kohën koteceve

Pasi u qëllua me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale.

"Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve,opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore,po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve", shkruan Rama në twitter.

Ndërkohë në një tjetër reagim, kryeminstri Rama thotë se seancën që ata vetë e kërkuan e kthyen në një konflikt rrugësh.

"U djeg xhani për studentët, por seancën e kërkuar për ta e kthyen në një konflikt rrugësh, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë??Ky është modeli i tyre për rininë, prandaj s'është çudi kur hasim të rinj, që sharjet i dinë për trimëri dhe refuzimin e Dialogut për forcë."

EMISIONET