E pyesin Vasilin për votimin e dy deputetëve LSI, ja si përgjigjet

E pyesin Vasilin për votimin e dy deputetëve LSI, ja si

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së e quajti moment të zi për parlamentin ditën e sotme duke e akuzuar maxhorancën se i mbylli fjalën opozitës. Për Vasilin dita e sotme është motiv për çdo qëndrim sado i rreptë të jetë.

"Sot rrëmbimi, mbyllja dhe shkatërrimi i parlamentit është bërë qëllimisht nga Edi Rama për të justifikuar vendimin absolutisht shumë negativ që ekziston në Europë për negociatat. Negociatat është shumë e qartë që nuk do të kenë afat për shkak të kësaj qeverisje.  Sot është moment i zi në Parlament. Cdo qëndrim që do të mbajmë sot e tutje është i motivuar nga banditizmi i maxhorancës. Çdo lloj qëndrimi do të jetë shumë më i rreptë dhe tolerancë zero." 

Po si e komenton marrjen pjesë të dy deputetëve të LSI-së në votim?

Bëhet fjalë për Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço të cilët ndryshe nga opozita votuan projektligjet. 

"Qëndrimi për parlamentin është një parlament uzurpator që ka hequr të drejtën e fjalës, pa të drejtën e fjalës të gjitha janë pa vlerë politike e prova të një parlamenti të rrënuar"

EMISIONET