Tiranë, polici plagosi të riun, ishte qitje e pavullnetshme

Tiranë, polici plagosi të riun, ishte qitje e pavullnetshme

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur procedim ndaj policit B.B i cili akuzohet se ka plagosur 28 vjeçarin Sidion Tabaku mbrëmjen e 1 tetorit pranë zonës së njohur si "Shkolla e Bashkuar"

Policia jep versionin e vet për atë që ka ndodhur dhe shton se i riu është plagosur nga një goditje e pavullnetshme e efektivit të policisë.

"Në datë 1 tetor 2018, rreth orës 23:00 shtetasit S.T., duke lëvizur me një çiklomotor pa kaskë mbrojtëse, në “Rrugën e Dibrës”, iu bë shenjë nga një patrullë e Policisë për të ndaluar.  Ai nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë dhe është futur në një rrugicë përballë spitalit “Nënë Tereza”. Për disa minuta ndjekje, nuk i është përgjigjur urdhrave të Patrullës së Policisë. Gjatë lëvizjes nëpër rrugica, i riu është rrëzuar nga motorri dhe ka vijuar lëvizjen me vrap. Punonjësi i Policisë më afër tij, në ndjekje e sipër ka dyshuar se shtetasi S.T. ka patur në dorë një send të dyshimtë si armë zjarri. 

Kështu efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit për ta mbushur, për çdo eventualitet a rrezik, pasi ndjekja po vijonte në gjysëm errësirë në rrugica. Në këto kushte arma e punonjësit të Policisë ka realizuar qitje të pavullnetshme."

Nuk e dhunoi policia u rrezua nga motori

Policia thotë se ndjekja ka vijuar për rreth 100 metra dhe më pas kanë arritur ta kapin 28-vjeçarin.  Policia ka dhe një version të vetin për dëmtimet në fytyrë. Ndryshe nga djali i cili dëshmon se është dhunuar nga policia, kjo e fundit pretendon se djali është rrëzuar me motor. 

"Patrulla kur e konstatoi gjendjen e tij, i ka dhënë ndihmën e parë dhe e shoqëroi S.T. për ndihmë në spital me ambulancë, pasi kishte dëmtime në fytyrë, shkaktuar nga rrëzimi me motorr dhe në pjesën e pulpës së këmbës."

Ndaj Sidion Tabakut ka nisur procedimi në gjendje të lirë për “Mosbidje ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik” dhe “drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. 

Çfarë ndodhi mbrëmjen e 1 tetorit në Tiranë


EMISIONET