E pazakontë/ Sokolaj: Në dokumentin e prokurorisë para 5 ditësh Geron Xhafaj i pa dënuar!

E pazakontë/ Sokolaj: Në dokumentin e prokurorisë para 5

Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në "360 Gradë" në Ora News thotë se në dokumentin e Prokurorisë të para 5 ditëve, vëllai i ministrit të Brendshëm, Geron Xhafaj rezulton i pa dënuar.

Sokolaj: Një fakt i vërtetë është që në kërkesën që Prokuroria ka dërguar në gjykatë ndaj këtyre personave, në faqen 12 thuhet se shtetasi Geron Xhafaj rezulton i pa dënuar nga shkresa dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë, Interpolit, Policisë së Shtetit, rezulton i pa dënuar. Për shtetin shqiptar edhe në muajin tetor 2018, zotëria rezulton i pa dënuar. Geron Shezai Xhafaj është i pa dënuar. Po flasim për një vendim që nuk është dhënë dje pasdite.

Ngjela: Për juridiksionin shqiptar është i pa dënuar.

Sokolaj: Si ka mundësi që vendimet për shtetasit tjerë në Itali vijnë dhe për këtë nuk kanë ardhur.


EMISIONET