Enkeleda Rexhepi, 31 vjeçarja nga fshati Ostren i Bulqizës nuk mundi dot të sillte në jetë trinjakët e saj. 

Ata nuk mundën të mbijetojnë për shkak të komplikacioneve, thanë burime mjekësore ndërkohë nëna e re mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

E reja shtatzënë ishte paraqitur në spital e Bulqizës pasi ishte transportuar me kalë nga zona e thellë e Ostrenit.  

Në spital nuk ka pasur gjinekologë prej vitesh ndërsa ende janë të paqarta, shqetësimet që kishte gruaja që mbante në bark tre fëmijët.

Për shkak të komplikacioneve të gruas, spitali lokal ka njoftuar ekipin e urgjencës kombëtare. 

Nga Tirana është nisur një ekip i specializuar nga Materniteti "Mbretëresha Geraldinë" me helikopterin e Urgjencës Kombëtare. 

Mjekët e specializuar kanë asistuar dy lindjet e tjera, por kanë arritur të shpëtojnë vetëm nënën e re, e cila rrezikonte jetën. 

Ministria e Shëndetësisë njofton se për shkak të moshës së vogël të barrës, rreth 24-javëshe, trinjakët nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa nëna tashmë është jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Ministria e Shëndetësisë në një reagim për ngjarjen, njoftoi se nëna e re është asistuar me mjekë nga Tirana. 

/Ora News.tv/