Tifozët janë kthyer në një armik për shumë skuadra të njohura, pasi në ndeshje të ndryshme kanë shkaktuar incidente dhe kanë shkuar dëme në arkat e klubeve të tyre të zemrës. Megjithatë për këtë situatë kanë menduar drejtuesit e gjigandit të Premier League, Chelsea që synojnë t'i ofrojnë tifozëve racist udhëtime edukative në kampin e përqëndrimit nazist në Auschwitz, në Poloni, si pjesë e masave që synojnë të luftojnë anti-semitizmin.

Tifozët e përfshirë në aktivitetin racist, duke përfshirë këndimin e slloganeve anti-semite, do të kenë një zgjedhje të një udhëtimi edukativ në kampin e vdekjes në vend që të ndalohen për të ndjekur ndeshjet e Premier Ligës.

"Nëse ju ndaloni vetëm njerëzit, nuk do të ndryshoni kurrë sjelljen e tyre. Kjo politikë u jep atyre mundësinë për të kuptuar atë që kanë bërë, për t'i bërë ata të duan të sillen më mirë",-tha kryetari i Chelseat, Bruce Buck për "The Sun".

Iniciativa thuhet se është mbështetur nga pronari i klubit, Roman Abramovich, i cili është hebre.

Në prill, një delegacion i Chelsea mori pjesë në marshimin e përvitshëm të Auschëitzit për t'i dhënë haraç viktimave të Holokaustit.

"Udhëtimet në Aushvic ishin me të vërtetë të rëndësishme dhe efektive dhe ne do të shqyrtojmë më shumë, si dhe gjëra të tjera që do të ndikojnë tek njerëzit. Ne duam t'i bindim klubet e tjera që të bëjnë të njëjtën gjë, pasi është ende një problem që kushton"-shtoi Buck.

Auschwitz, simbol i terrorit dhe gjenocidit, ishte kampi më i madh i vdekjes i ndërtuar dhe operuar nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo u krijua në 1940 në periferi të qytetit polak Oswiecim dhe u evolua shpejt në një rrjet të kampeve të tmerrshme të përqendrimit, ku më shumë se një milion njerëz u mbyllën në dhomat e gazit ose vdiqën nga uria ose puna e rëndë.

/Ora News.tv/