Këngëtarja shqiptare, Adelina Tahiri u përfol gjatë për dhuratat dhe lulet që merrte nga partneri i saj, identitetin e të cilit e mbante gjtihmonë të fshehtë.

Para pak ditësh ajo tregoi për të gjithë unazën e diamantit, të dhuruar nga miliarderi maqedon, Seryzha Markov.

Në një postim të fundit, Adelina shfaqet me regjistrin e gjendjes civile ku ka bërë martesën zyrtarisht me të dashurin e saj.

Me një buzëqeshje tepër të lumtur në fytyrë, këngëtarja shkruan: "Jam zyrtarisht e martuar." Në kohët e fundit, Adelina është këngëtarja e parë që është martuar pa një ceremoni madhështore, gjë që duket se nuk i ka bërë aspak përshtypje.

/Ora News.tv/