E papritur! Gazetaren tentojnë ‘ta kapin me zor’ në transmetim direkt

Një gazetare sportive braziliane u përball me një burrë që u përpoq ta puthte kur po bënte një raportim të drejtpërdrejtë nga Kupa Botërore në Rusi.

Julia Guimaraes ishte në Jekaterinburg të dielën për të ndjekur ndeshjen mes Japoninë e Senegalit, kur një burrë iu afrua asaj dhe u përpoq ta puthte.

Ajo u largua duke mos e lejuar ta prekë dhe i tha se nuk duhet të sillet kështu ndaj një gruaje.

“Mos e bëj këtë! Mos e bëj kurrë. Nuk do të të lejoj kurrë të bësh një gjë të tillë me mua. Mos ia bëj këtë një femre. Respektoje!”, i tha ajo djalit që dëgjohej duke i kërkuar falje për veprimin.

Javën e kaluar, një rast i ngjashëm ka ndodhur në Moskë.

EMISIONET