E papritur/ Floyd Mayweather vendos për të ardhmen

E papritur/ Floyd Mayweather vendos për të ardhmen

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather, deklaron se rikthimi në ring do të jetë një rrezik i madh për jetën e tij. Në një intervistë për "CNN Talk Asia", boksieri 41 vjeçar komentoi karrierën e tij dhe ofertat të cilat i vijnë.

E di që nuk jam i përkryer. Kam bërë gabime në jetën time, por vetëm Zoti mund të më gjykojë. Nuk ka rëndësi se sa para bën, por se si i investon ato. E rëndësishme është që t’i bësh paratë të punojnë për ty”.-tha fillimisht boksieri me famë botërore.

Sa i përket të ardhmes në ring, Mayweather shtoi:

"Unë besoj tek vetja ime, në aftësitë e mia, besoj te talenti që kam. Dhe mbi të gjitha besoj tek puna jashtëzakonisht e fortë që bëj për t’u stërvitur. Kjo më ka ndihmuar gjithnjë në karrierën time, ndaj nuk dua ta shkatërroj këtë reputacion”.-shtoi ai.

 Mayweather ka një karrierë brilante në boks, teksa ka arritur të fitojë plot 50 takimet si profesionist, duke mos shënuar asnjë humbje.

EMISIONET