Yjet e hollivudit jemi mësuar ti shohim gjithmonë të kuruar, sidomos kur shfaqen në evente të ndryshme apo në rrjete sociale. Por në jetën e përditshme, ata janë njerëz si të gjithë të tjerët.

Këtë e ka vërtetuar Bebe Rexha. Ndonëse numëron shumë hite dhe është ndër artistet më të dëgjuara në botë, ajo ka guxuar të publikojë një fotografi pa grim dhe me flokë të çrregullt.

"I urrej fotografitë që më bëjnë paparacët, por e di cfarë, e publikova këtë sepse është e vërteta. Unë isha duke blerë perime për të bërë supë dhe bileta lotarie. Dhe kështu, fitova 25 dollarë", shkruajti Bebe Rexha në Instagram.

/Ora News.tv/