Një gjarpër i pafat me ngjyrë kafe ka pasur një goditje të rëndë, duke e lënë atë me një plagë aq të rëndë saqë zemra e tij po rrihte jashtë trupit t për disa orë. Një  veterinere  zbuloi krijesën  e plagosur në lagjen  Marlow në veri të territorit dhe e solli atë në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve në Darvin, Australi.

Dr.Stephen Cutter ishte në gjendje të mbyllte plagën gjatë një operacioni të ndërlikuar që zgjati rreth gjysmë ore dhe reptili trevjeçar – të cilin e kanë quajtur “Tigri i Natës” pritet të bëjë një rimëkëmbje të plotë.

“Tani është kthyer në jetën e tij të zakonshme”, tha Dr Cutter për Daily Mail Australia të hënën në mëngjes, duke shtuar se agresioni pas operacionit është një shenjë e mirë.

/Ora News.tv/