E pabesueshme/ Shufra e hekurit i përshkoi kokën tej për tej, shpëton mrekullisht

Një ndërtues në Indinë qëndrore ka mbijetuar për mrekulli pasi një shufër hekuri i përshkoi kokën tej për tej në një aksident të tmerrshëm të ndodhur në vendin e tij të punës.

21-vjeçari po bënte riparime në një pus në distriktin Balaghat në shtetin Madhya Pradesh kur ai ra dhe  shufra e hekurit i përshkoi kafkën dhe trurin.

Ai u dërgua menjëherë në spital dhe më pas u transferua në një shtet tjetër të Indisë për opërim më të specializuar.

“Kirurgjia zgjati 90 minuta.”- tha Pramod Giri, neurokirurg në qendrën e kujdesit kritik në Magpur të shtetit të Maharashtra.

Shufra kishte hyrë në pjesën e djathtë të kokës dhe kishte dalë në pjesën e majtë, duke shmangur për milimetra një enë gjaku të rëndësishme.

Duhej një grup prej 6 doktorësh që të hiqnin shufrën nga kafka e pacientit, i cili fitoi ndërgjegjjen disa orë pas operimit dhe nuk pësoi dëmtime në tru.

Ai pritet të dalë nga spitali këtë javë.




EMISIONET