E pabesueshme, prindërit harrojnë foshnjen e porsalindur në taksi

E pabesueshme, prindërit harrojnë foshnjen e porsalindur në taksi

Dy prindër në Hamburg të Gjermanisë përjetuan dhimbjen më të tmerrshme vetëm pak orë pasi mirëpritën fëmijën e dytë në familje. Kur po ktheheshin nga spitali, ata harruan foshnjen e porsalindur në taksi.

Ata morën djalin e madh, 1 vjeç, paguan taksistin dhe dolën nga makna. Më pas kuptuan se dikush mungon, por makina ishte nisur.

Babai u përpoq ta ndalonte, por nuk ia doli. Më i jashtëzakonshëm është fakti që shoferi nuk e kishte parë foshnjen e heshtur për asnjë moment, as kur kishte dalë për të ngrënë drekë. Prezenca e fëmijës u vu re nga një pasagjer që hipi më vonë në taksi.

Shiferi telefonoi policinë dhe pas një kërkimi të vogël, i porsalinduri u bashkua me familjen.

EMISIONET