E pabesueshme/ Çahet toka në Itali, kamioni bie brenda

E pabesueshme/ Çahet toka në Itali, kamioni bie brenda

Imazhe të pabesueshme si në një film fanta-shkencor janë verifikuar në territorin e provincës së Napolit.

Një gropë e madhe dhe e thellë disa dhjetra metra është hapur në rrugën pranë katedrales San Mauro në komunë Casoria në provincën e Napolit.

Një kamion që transportonte plehra urbane është rrëzuar brenda saj.

Skuadrat e zjarrëfikësve kanë shpëtuar drejtuesin e kamionit i cili aktualisht ndodhet në spitalin e zonës ku po merr kurimin mjekësor.

Banorët kanë rrëfyer se në këtë zonë dëgjohej një erë e fortë gazi.

Ndërtesave përreth u është ndërprerë furnizimi me gaz e energji elektrike.

Zona është vënë në izolim.

EMISIONET