E pabesueshme, bie nga shkëmbi në lartësinë 60 metra, mbijeton 11-vjeçari

Një djalë 11-vjeçar është transportuar në spital me lëndime serioze pasi u rrëzua nga shkëmbi në Devon në një lartësi 60 metra.

Djali, i cili besohet të jetë një turist nga Los Angeles, u gjet në fund të shkëmbinjve dhe u ngrit lart me helikopter.

Raportohet se vogëlushi ka thyer këmbën dhe ka marrë dëmtim në shpinë. Ai u transportua në spital me helikopter.

Ishte një banor i zonës që gjeti djalin në shkëmbinj dhe lajmëroi policinë.

EMISIONET