E moshuara hipën në autobuz 4 minuta para, gjobitet

E moshuara hipën në autobuz 4 minuta para, gjobitet

'Përpikmëria  e famshme zvicerane' duket se kësaj radhe e ka 'ekzagjeruar pak'.

Një 92 vjeçare është gjobitur me 100 franga sepse hipi në autobuz katër minuta para orarit të caktuar.

Ngjarja ndodhi në Winterthur në Zyrih të Zvicrës.

E moshuara është pjesë e një abonimi i cili i lejon të përdorë transportin publik nga ora 9 e mëngjesit. Por, kontrollori, e kapi 'mat' në autobuz në 8:56 dhe për të u lëshua një fletë gjobe.

"Rregulli është i saktë, por u zemërova shumë : nuk e prisja kurrë të më viheshin kundër", ka thënë për shtypin vendas zonja.

Episodi ka ndodhur më 7 gusht, por doli në shtyp vetëm pas bujës që bëri nëpër mediat sociale.

Përdoruesit u ndanë mes atyre që thonin se duhej 'mbyllur njëri sy' dhe të atyre që mendojnë se rregullat duhen zbatuar me përpikmëri.

Një zëdhënës i shoqërisë së transportit ka pranuar se kontrollori edhe mund të 'mbyllte njërin sy'.

Por duhet një linjë e qartë, përndryshe do të ndizeshin diskutime të cilat do të pengonin kontrollet normale.

EMISIONET