Këngëtarja Arta Memedi kishte disa kohë që nuk vinte me projekte muzikore, por duket se ka qenë duke punuar për një “diss” fuqishëm.  Ajo ka sjellë projektin “Shote Galica”, ku një pjesë e tekstit duket se lidhet me sherrin që ka prej kohësh me reperen Tayna.

Në një pjesë të tekstit, nuk harron të përmendë menaxherin e saj, Rinor Hykollin, për të cilin ka thënë në intervista se ka qenë i dashuri i saj.

 “Mos u shit kishe se din
Se kush t’ka ty n’menaxhim
Un e kom pas sigurim”.

Më pas, tekstin ia dedikon këngës së Taynës, të frymëzuar nga hitet latine.

“Un nuk jom latine Shqip po m’njeh kejt bota
Un nuk jom latine Shqip po m’njeh kejt bota
Ti nuk je latine ty nuk po t’njeh bota”.

Në fund, i referohet sërish lëvizjeve provokuese tëerk që bën Tayna shpesh herë në klipe muzikore dhe koncerte.

“Hajde hajde nguce nguce
You side chick pse po gutesh
Tëerk tëerk luje luje
Se per qata po paguhesh.”

/Ora News.tv/