E lënduar nga dashuria! Bebe Rexha sapo na tregoi detajin që nuk e kishim vënë re

Bebe Rexha ka vetëm pak ditë që ka sjellë klipin e saj të ri muzikor "I'm a mess", i cili flet për ndjenjat e saj reale në lidhje me jetën dhe dashurinë.

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja vendosi të zbuloi disa fakte që nuk i dinim për këtë projekt të ri muzikor.

Ajo ka treguar se në fillim të videoklipit është duke qarë dhe lotët janë të vërtetë.

“Lot të vërtetë. Mendoj se fjala e duhur është rimeli i rënë nga të qarat e vërteta”, shkruajti Bebe. Ndërkohë ka vijuar të xhirojë me lot në fytyrë pasi nuk kishte kohë që të ndërronte grimin. Kënga flet për dashurinë që ka Bebe për një djalë, i cili nuk ka ndjenja për të. Në klip, këngëtarja ka vendosur të shfaqet e veshur me të bardha si infermiere, ndërkohë që është e shtrirë në krevatin e emergjencës pasi ka zemrën e lënduar.

Koreografia me kërcimtarë që dukeshin si të sëmurë mendorë, gjendje e shkaktuar nga ndjenjat e forta ka impresionuar jashtë mase publikun. Bebe ka zbuluar se njëri prej djemve ka aktruar në mënyrë aq të përsosur sa e frikësonte.

Kënga është pjesë e albumit të saj të ri "Expectations" dhe ka arritur të renditet në vend të parë në iTunes, ndërkohë që po ngjitet edhe në toplistat e tjera ndërkombëtare.

EMISIONET