E lanë fëmijën të vdiste, prindërit habiten nga dënimi me burg të përjetshëm

E lanë fëmijën të vdiste, prindërit habiten nga

Dy prindër të krishterë në ShBA kanë lënë vajzën 10 muajshe të vdesë për kequshqyerje dhe dehidratim.

Ata kanë refuzuar ndihmë mjekësore për arsye fetare dhe për këtë arsye mund të dënohen me burg të përjetshëm.

Seth Welch dhe Tatiana Fusari, të dy 27 vjeç, u akuzuan për vrasje dhe abuzim me fëmijën këtë të hënë pas vdekjes së vajzës së tyre, Mary, të enjten e 2 gushtit.

Në një filmimim të regjistruar në Gjykatën e Kent County, kur gjykatësi po jepte akuzat, Seth u habit dhe mbeti gojëhapur ndërsa bashkëshortja e tij shpërtheu në lot.

Prindërit, nga Cedar Springs, nuk kërkuan ndihmë mjekësore "për shkak të frikës nga shërbimet e mbrojtjes fëminore, mungesa e besimit në shërbimet mjekësore dhe arsyet fetare", thuhej në dokumentet e gjykatës.

EMISIONET