E kishte humbur në 1997, shqiptari sheh këmbën e prerë në paketë cigaresh

Një 60 vjeçar shqiptar është habitur kur pa se këmba e tij e prerë ishte përdorur në një paketë cigaresh pa lejen e tij.

Shqiptari jeton në lindje të Francës dhe fotoja është vendosur në një pako cigareje të Bashkimit Europian me mbishkrimin: "Pirja e duhanit bllokon arteriet e gjakut"

Shqiptari i cili tani jeton në Metz të Francës kishte humbur këmbën gjatë trazirave të vitit 1997 në Shqipëri.

Avokatët po kontaktojnë Komsiionin Europian për të zbuluar se çfarë ka ndodhur.

Si u zbulua fotoja?

Djali i 60 vjeçarit rastësisht kishte parë foton kur kishte blerë një paketë cigare në Luksemburg vitin e kaluar shkruajnë mediat franceze.

Ai e kishte njohur për shkak të shenjave dhe cikatriqeve. Pasi kishte dërguar paketën e cigareve në shtëpie kishte konfirmuar edhe i ati që ajo ishte këmba e tij.

Burri thotë se nuk ka dhënë kurrë leje që fotoja të përdoret dhe beson se ajo është marrë në një spital ku kishte shkuar për tu pajisur me këmbë protezë.

"Është e pabesueshme që një person sheh që fotoja e tij është përdorur në një paketë cigaresh pa miratim" thotë avokati Antoine Fittante.

""Klienti im ndihet i tradhëtuar,dhe i është lënduar duke parë këmbën e tij të prerë në një paketë cigaresh. Duhet ta pranojmë se kjo nuk është e këndshme"

Avokati i ka shkruar spitalit për të mësuar si ka mundësi që fotoja ka dalë nga ai spital.

Ndërkohë Komisioni Evropian është kontaktuar pasi rezulton përgjegjës për shpërndarjen e imazheve të tilla në të gjitha paketat e cigareve në BE.

Avokati Fittante thotë se zakonisht Komisioni përdor foto nga databasi i tij të cilat janë të verifikuara dhe të publikuara me konsensusin e personit që i përket.

EMISIONET