E kërkonin Barcelona e United, Skriniar rinovon me Interin

E kërkonin Barcelona e United, Skriniar rinovon me Interin

Kohë rinovimesh te Interi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, drejtuesit zikaltër kanë nisur nga puna për të rinovuar kontratat e futbollistëve kyç të organikës së Luciano Spallettit dhe njëri prej tyre është Milan Skriniar.

Sllovaku ka treguar formë fantastike me fanellën e skuadrës nga Milano, duke ngjallur interesin e shumë skuadrave evropiane. Dhe për këtë, te Inter kanë menduar t'i ofrojnë një kontratë të re. Kushtet? Dyfishim i pagës dhe bonuse.

Të paktën kështu shkruan "Tuttosport", e cila pohon se 23 vjeçari do të mbetet në "Giusseppe Meazza" deri në vitin 2023, ku do të përfitojë një pagë prej 3 milion euro në vit.

Interes për Skriniar kishin shfaqur skuadra si Manchester United, Barcelona apo Chelsea, por duket se situata në Milano ka bindur sllovakun për të qëndruar.



EMISIONET