Të kërkohesh nga Reali i Madridit është një nga ndjesitë më të bukura për shumë futbollist, përjashtuar këtu Christian Eriksen. Edhe pse ka përfunduar në "lupën" e gjigandit të La Liga, danezi i Tottenham Hotspur nuk mendon për të, duke pohuar se është i fokusuar te ekipi aktual.

"Kjo nuk është diçka për të cilën po mendoj. Kam pasur biseda të mira me Tottenham. Njerëzit e dinë atë që unë dua dhe ekipi po ashtu.Kështu që për momentin jam i fokusuar në ndeshjet këtu. Kjo nuk është hera e parë që ka pasur thashetheme të tilla."-tha ai në një intervistë me "TV3sport.dk".

Marrëveshja aktuale e 26 vjeçarit skadon në qershor të vitit 2020, duke ngjallur interesin e skuadrave si Reali i Madridit dhe Barcelona.

/Ora News.tv/