Duket sikur gjërat largohen sa herë që merkato i afron.

Një gjë e tillë po ndodh edhe me yllin e Chelsea, Eden Hazard, i cili ka mohuar çdo kontakt me Realin e Madridit. Në një intervistë për "Goal.com", sulmuesi u shpreh se aktualisht po mendon vetëm për kundërshtarin e radhës, Qipron.

"Nuk kam pasur ndonjë kontakt me Real Madridin. Nuk jam këtu për të folur për këtë. Tani jam fokusuar në ndeshjen kundër Qipros".- u shpreh ylli i Chelsea.

Një deklaratë e bujshme kjo nga ana e 27 vjeçarit, i cili pak ditë më parë  i shkeli syrin skuadrës "Los Blancos".

/Ora News.tv/