E kërkon Milani, Tare merr vendimin final

E kërkon Milani, Tare merr vendimin final

E ardhmja e Igli Tares do të jetë te Lazio.

Është ky verdikti final i drejtorit sportiv të bardhekaltërve, që kishte marrë një ofertë joshëse nga Milani. Por lëvizja e Claudio Lotitos, që i ofroi dyfishim page edhe zgjatjen e kontratës deri në vitin 2023 e ka bindur Taren që t'i besojë projektit të Lazios.

Ai drejton skuadrën kryeqytetase prej vitit 2009, pasi kreu një kurs si drejtues pas një eksperience dyvjeçare me fanellën bardhekaltër. Tare shihet si pasuesi ideal i Leonardos, që pak ditë më parë u largua nga "San Siro" për tu transferuar te PSG.

Me Lazion, Tare luajti në 46 takime, duke shënuar edhe 5 gola. Ndërkohë, me kombëtaren shqiptare, Tare realizoi 10 gola në 68 takime.

EMISIONET