E kërkon gjithë Europa por Vidal vendos të luajë tek...

E kërkon gjithë Europa por Vidal vendos të luajë tek...

Arturo Vidal nuk e ka të sigurtë vendin e titullarit në formacionin e Bayern Munchen pas transferimit të mesfushorit të Schalke 04, Leon Goretzka.

Pavarësisht kësaj, mesfushori kilian i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se mund të largohet nga gjigantët bavarezë duke konfirmuar kështu qëndrimin.

“Unë luajë në këtë skuadër për një arsye dhe jam një nga më të mirët në botë në pozicionin tim për një arsye. Nuk mendojë që të bëjë ndryshim skuadre, jam shumë i lumtur këtu. Natyrisht do të doja të vazhdoja kontratën. Ky është një opsion dhe fëmijët e mijë janë shumë të lumtur këtu”, tha Vidal për Sport1.

Kujtojmë që për Vidal janë të interesuar Chelsea, Manchester United dhe Inter.

EMISIONET