E kërkojnë PSG e Barcelona, Frenkie de Jong e zëvendëson një shqiptar

E kërkojnë PSG e Barcelona, Frenkie de Jong e zëvendëson

Me Frenkie de Jong drejt largimit, Ajax ka nisur menjëherë nga puna për zëvendësimin e tij.

Dhe për të mbuluar hapësirën që do të lë bosh holandezi, drejtues të klubit kanë hedhur sytë nga Bayern Munich dhe konkretisht te Meritan Shabani.

Mesfushori me origjinë shqiptare, por që ka luajtur me ngjyrat e kombëtares gjermane shihet si ideali për të zëvendësuar Frenkie de Jong, që me të gjitha gjasat do të zgjedh mes PSG dhe Barcelonën në këtë merkato janari.

Megjithatë, "xhevahiri i mesfushës", siç e përshkruan "Bild" ka një kontratë me kampionët në fuqi të Bundesligës deri në qershorin e vitit 2020, çka e vështirëson disi pistën që e dërgon Ajaxin te 19 vjeçari.

EMISIONET