E kërkojnë Barcelona e Reali, Milinkoviç-Saviç "befason" me zgjedhjen e tij

E kërkojnë Barcelona e Reali, Milinkoviç-Saviç

Sergej Milinkoviç-Saviç thotë se pret të qëndrojë tek Lazio, pavarësisht se Interi thuhet se është futur në garë për shërbimet e mesfushorit.

Në një prononcim për mediat pas humbjes 2-0 në miqësoren kundër Arsenalit, mesfushori serb është shprehur i lumtur për ribashkimin e grupin.

"Jam i lumtur që jam kthyer. Kam një kontratë. Nuk e di se çfarë ndodh në futboll, por koka ime është te Lazio dhe unë jam fokusuar tek ky ekip. Nuk prisja që të gjeja kaq shumë njerëz kur u ktheva nga pushimet e mia. Ishte bukur. Unë gjithashtu shpresoj të gjej shumë tifozë në Formello. Ata do të na japin besim të madh këtë sezon."-përfundoi Milinkovic-Savic.

"Premium Sport" deklaroi të dielën se Inter ishte duke përgatitur një ofertë për serbin, me një ofertë prej 30 milion euro për ta huazuar me një opsion prej 70 milion euro për blerje përfundimtare. Kujtojmë që Inter është mjaft i dëshpëruar në fundin e kësaj merkatoje vere, pasi dështoi për të sjellë në "San Siro" emra si Arturo Vidal dhe Luka Modric, me këtë të fundit që është ende në pikëpyetje për të ardhmen.

Më parë, interes për Milinkovic-Savic kanë shfaqur dhe skuadra si Real Madrid, Barcelona, PSG dhe Manchester United.

EMISIONET