E kërcënuan me armë, Fero: Gang Gang-u po ju pret!

Reperi i njohur nga Kosova, Fero që po korr sukses të madh me hitin e tij ‘Gang gang’ është sulmuar fizikisht në një qendër tregtare në Prishtinë.

Pas këtij momenti, ai ka reaguar me një postim në rrjetin social Instagram duke pranuar se ka ndodhur dicka, pa dhënë detaje se kush kanë qenë 6 sulmuesit.

“Është rast i vërtetë mbrëmë çfarë ka ndodhur, po mua nuk më ka ndodhur asgjë, asnjë grusht fytyrës se kom ngrënë. Alltia nuk mbahet, po gjuhet. Fero prapë është mirë, prapë është gang gang dhe mua nuk mund të më ndalë askush. Mu duhet bomba nukleare me pas me më ndal”, tha ai.

Vetëm pak orë pas kësaj, Fero bëri disa postime në Instastory duke treguar se është në vendin e ngjarjes ku ndodhi sulmi dhe nuk i trembet askujt.

“Midis Prishtinës, para Grandit, Gang Gangu është këtu!”, tha ai.

EMISIONET