Një grua në Izrael ka ngritur padi kundër bashkëshortit të saj, pasi ai thuhet se kërcënoi se do ti "thyente televizorin mbi kokën e saj" nëse përpiqej ta pengonte për të parë ndeshjet e Kupës Botërore.

Mosmarrëveshja mes çiftit filloi dy javë më parë kur burri, rreth moshës 40 vjeç, thuhet se e njoftoi gruan e tij se kishte blerë katër televizorë me ekran të madh për t'u instaluar në shtëpinë e tyre për FIFA World Cup 2018, e cila fillon në Rusia këtë të enjte.

Burri kishte për qëllim të vendosë dy televizorë në dhomën e tyre të gjumit dhe dy në dhomën e ndenjes për t'u siguruar se nuk do humbiste asgjë interesante gjatë Kupës së Botës.

Gruaja nuk i kushtoi shumë vëmendje planeve të tij për instalimin e televizorëve pasi ishte e sigurt që burri i saj po bënte shaka. Megjithatë, dy ditë më vonë ajo e kuptoi plotësisht seriozitetin e qëllimit të tij pasi teknikët filluan të rregullojnë katër ekranet e mëdha në shtëpinë e tyre.

Pasi i kërkoi bashkëshortit të hiqte ekranet televizive dhe të shkonte tek prindërit e tij për të shijuar festivalin e futbollit, raportohet se ai e kërcënoi se do ti thyente televizorët mbi kokën e saj nëse e pengonte të shikonte ndeshjet, raporton RT.

/Ora News.tv/