E godet rrufeja, humb jetën 22-vjeçari nga Lazarati

E godet rrufeja, humb jetën 22-vjeçari nga Lazarati

Një 22-vjeçar nga Lazarati ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja.  Mësohet se ngjarja ka ndodhur në luginën e  lumit Drino në fshatin Bulo.

I riu Xhuliano Kociu është transportuar në urgjencë, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Në Gjirokastër për rreth një orë ka pasur reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me vetëtima.

Njoftimi i policiseë

Më datë 23.07.2018, rreth orës 17:15, ka ndëruar jetë  shtetasi Xhuljano Koçiu, 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi dyshohet se e ka goditur rrufeja.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ky shtetas po kulloste bagëtitë në fushë.

EMISIONET