Shtatë shkolla në lindje të Londrës kanë ndërmarrë vendimin ekstrem të mbylljes,  për shkak se janë "infektuar" nga një merimangë që konsiderohet me vdekjeprurësja në Britani, por që në fakt nuk ka vrarë thuajse asnjë njeri.

Katër shkolla fillore dhe dy të mesme janë mbyllur tanimë pas gjetjes së merimangë në Newham.

Një tjetër shkollë e mesme, Eastlea Community School, do të mbyllet nesër, për të njëjtin shkak.

Thumbimi nga merimanga në madhësinë e një monedhe të vogël, mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, ënjtje dhe infeksion, nëse nuk trajtohet dhe në raste të rralla mund të sjellë vdekjen.

Ekipet e kontrollit tani po luftojnë insektin përpara se të lëshojë vezët.

Disa shkolla do të mbyllen deri më 29 tetor.

Pak ditë më parë, "Guardian" shkruante se në fakt, merimanga ka jetuar prej dhjetëra vitesh mes britanikëve, nëpër shtëpi e shkolla, pa dyshim që edhe nëpër spitale. Sipas Buglife, nëpër Europë ka pasur vetëm dy raste që këto merimanga të kenë pickuar dikë.

/Ora News.tv/