I është dhënë lamtumira e fundit 5 anëtarëve të një familje në Kosovë, e cila u shua si pasojë e një aksidenti rrugor. 

Pesë anëtarët e familjes Sadikaj ishin nga fshati Sopijë i komunës së Suharekës në Kosovë.

Të dielën e javës së kaluar familja Sadikaj po udhëtonin me me e tyre në rrugën Suharekë-Duhel ku edhe u përplasën me një autobus. 

Nga aksidenti humbën jetën kryefamiljari, gruaja e tij, dy fëmijët dhe gjyshja.


/Ora News.tv/