E dhimbshme/ Talenti i kombëtares kosovare pensionohet nga futbolli

Është vetëm 18 vjeç dhe e priste një e ardhme e madhe përpara.

Bëhet fjalë për talentin e kombëtares kosovare, Ilir Krasniqi, i cili ka vendosur të pensionohet nga futbolli. Nuk ka të bëj aspak me një dëmtim të rëndë, por me problemet shëndetësore, nga të cilat i rrëzikohet dhe jeta. Krasniqi, një nga futbollistët kryesorë të skuadrës së Fushë-Kosovës në Kategorinë e Parë të Kosovës vuan nga zemra.

Gjithsesi, pavarësisht kësaj, paraqitjet me skuadrën e tij e bindën trajnerin e kombëtares U-19 të Kosovës, Ramiz Krasniqi që ta ofrojë në kombëtare.


EMISIONET