Reperi i njohur shqiptar, Mozzik ka marrë pëlqimin e publikut për hitet e tij muzikore. Prej kohësh ai po shijon romancën me Loredana Zefin, një vajzë që është rritur në Gjermani.

Para pak kohësh ajo ka njoftuar se po punon për projektin e saj muzikor, gjë të cilën e ka gati për ta sjellë në treg. Reperi publikoi një fotografi në Instagram për ti dhënë mbështetjen e tij duke thënë: "Tani është rradha e gruas, po thojnë. Me datën 15 bëhuni gati. Jam krenar."

Të dy kanë pozuar të veshur me kostume sportive, ndërkohë që Mozzik mbante një luaneshë. Nuk dihet nëse Loredana e ka zgjedhur që i dashuri i zemrës të jetë pjesë e klipit muzikor të këngës së saj të parë.

Projekti do të jetë në gjuhën gjermane dhe do të titullohet Sonnenbrille. Kujtojmë se është përfolur se janë në pritje të një fëmije, por ende nuk ka vërtetuar diçka.

Tags